Pse shqiptarët nuk presin dot në radhë?

Nji shembull se si përmes nji fotografie mund të shpjegojmë sjellje shoqërore që në dukje janë të pashpjegueshme.

Konkretisht, zakoni i mirënjohur i shqiptarëve të Shqipërisë së sotme për të mos pritur në radhë, për t’u shtyrë pa nevojë, qoftë kur hipim në autobuz, qoftë kur blejmë në nji dyqan mund të shpjegohet përmes kesaj fotoje.

Gjatë periudhës së diktaturës, për shkak të mungesës së theksuar të gjithçkaje nëpër dyqane apo shitore, shqiptarët ishin bërë mjeshtra të mosmbajtjes së radhës dhe shtyrjes e përvjedhjes në radhat e gjata të pritjes nëpër dyqanet çerek plot dhe treçerekë bosh. 

Prandaj, nëse nuk ishe i zoti në shtyrje, mbeteshe pa gjë dhe nuk dihej se kur do të jepej sërish rasti të blije nga dyqani çerekbosh, sepse radha vetëm shtohej…

Loading...