Skuadra e Paris Saint Germain është finalistja e parë e “Uefa Champions League”.
Djemtë e trajnerit Tuchel shpartalluan me rezultatin 3-0 gjermanët e Leipzig. Të ndihmuar dhe nga fati, Di Maria dhe qendërmbrojtësi Marquhinios kaluan në epërsi parisienët. Fillimisht, braziliani realizon me një shkëputje mjaft të bukur në kokë, pas një harkimi të dhuruar pikërisht nga Di Maria.
Ndërsa mesfushori argjentinas përfitoi nga një gabim në mbrojtje për të vendosur rezultatin në 2-0. Pjesa e dytë nisi më e ekuilibruar për të dyja skuadrat.
Leipzig po tentonte gjatë gjithë kohës të ngushtonte diferencat, por në momentin më të mirë të gjermanëve Parisi realizon golin e tretë me anë të Bernat.
Me këtë fitore parisienët bëhen ekipi i parë finalist, duke pritur i qetë fituesin mes Bayern Munichen dhe Lyon. Kujtojmë që finalja e madhe do të zhvillohet më datë 23 qershor në impiantin luksoz “Estádio da Luz” në Lisbonë.