Një ndër ato që ka reaguar është edhe psikologja Denada Toçe, e cila shprehet se rasti është tronditës dhe se duhet të merren masa urgjente ndaj gjyqtarit në fjalë dhe psikologes së përfshirë në këtë mes.
Psikologja Toçe shkruan:
Kjo ngjarje është tronditëse dhe e neveritshme… të merren masa nga organet kompetente si në raport me gjyqtarin ashtu edhe me psikologen. I ftoj kolegët e mi, pjesë e këshillit të UP dhe presidenten që të reagojnë zyrtarisht duke thirrur një mbledhje urgjente mbi këtë skandal që cenon seriozisht figurën e psikologut. Të mblidhet komisioni etikës për të marrë një vendim ku Psikologes, t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit. Gjithashtu nga palët e prekura, të çohet për ndjekje penale.”