Janë publikuar edhe momentet e para kur Klement Balili vetëdorëzohet në Policinë e Shtetit.
Siç shikohet edhe në këtë foto të siguruar nga Report Tv, Balili ndodhet në vendin e parë të një mjeti tip Benz.
Sikundër vihet re, Balili duket shumë i qetë në krahun e pasagjerit, ndërkohë që është e vështirë të shquhet se cili është personi në timon që e shoqëron.
Gjithmonë sipas burimeve zyrtare, Balili është dorëzuar mëngjesin e sotëm në orët e para, pranë Finiqit.
Vetëdorëzimi ka ardhur pas negociatave midis nipit të tij Rigels Balili dhe policisë.
Më tej Balili është shoqëruar në Tiranë në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, dhe një eskorte policie.
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/368813677281815/?t=0