Publikohen për herë pamjet e 31-vjeçarit/ Ku ishte Gerti Shehu para ngjarjes

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar pamjet e Gert Shehut para se të sulmonte Sali Berishën.

31-vjeçari, i cili sipas të ëmës dhe mjekut Sadik Lala vuan nga probleme të shëndetit mendor, goditi kreun e Partisë Demokratike me grusht në fytyrë.
Siç shihet në video, ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve.

31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës.

Aktualisht Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.

Loading...