Publikohen shifrat e frikshme të OKB: Shqiptarët “pleqtë” e Ballkanit

Alarmi për plakjen e popullisisë shqiptare duket të jetë emergjent për shkak se edhe OKB ka publikuar shifrat e popullatës së Ballkanit dhe rezulton se Shqipëria po plaket me një ritëm të shpejtë.

Ndonëse në fillim të viteve ’90 vendi ynë kishte popullsinë më të re në rajon edhe në Europë, me moshë mesatare të popullatës 24 vjeç, sipas llogarive deri në 2060 mosha mesatare e popullsisë në vend do të jetë 48 vjeç.

Në fillim të viteve 2000, mosha mesatare do të rritej për të gjithë Europën. Italia dhe Gjermania do kishin plakjen më të shpejtë me moshë mesatare prej 41 vjeç.

Në 2021 projeksionet e Kombeve të Bashkuara mbi moshën mesatare është 35 vjeç në Shqipëri, ku krahasuar me vendet e rajonit sërish ka moshën më të re, shkruan Monitor.

Akoma më keq do të jetë situata në 2060, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara Shqipëria do të ketë një moshë mesatare më të madhe se vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Ndër arsyet kryesore të plakjes së popullsisë së Shqipërisë me këtë ritëm të shpejtë janë rënia e lindjeve, emigracioni i lartë dhe rritja e jetëgjatësisë.

Europa prej vitesh ka hyrë në ciklin e plakjes së popullsisë.

Loading...