Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për anëtarët e grupit “Bajri”.
Gjykata la në burg: Safet Bajri (Rustemi), Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, dhe Behar Bajri, ndërsa për Jorida Muratin u caktua “detyrim paraqitje.
Ndërsa detyrim paraqitje është dhënë për 3 punonjësit e spitalit të Shkodrës: Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj
Sakaq, në dosjen hetimore të policisë është pershkruar edhe një bisedë mes Ilir Rustemit, pjesë e grupit “Bajri” dhe një biznesmeni me inicialet A.V, të cilit i kërkonin 5 000 euro.
Biseda është regjistruar në prill të vitit të shkuar dhe konfirmon sipas prokurorisë se dy personat e përgjuar kishin një raport financiar mes tyre.
Biseda e përgjuar:
999- o tan me fillu vlla tashi noj gja si e këna lan, hallet ti di e hallet mi din!
406- ilir vlla me dt 2 ose me 3 do të cojë një shok me të taku dhe do mbyllim një pjes
999- ok vlla
406- flm te rujt zoti.
Prokuroria vëren se po në të njëjtën situatë, Ilir Rustemi është me shtetasin me inicialet D.D, mik i afërt i familjes Bajri, i cili dyshohet se bënte lidhjen mes biznesmenit dhe grupit për marrjen e parave.
Përmbajtja në dosjen e prokurorisë:
“Në rrethana të paqarta dhe që nuk pranohet të sqarohen nga A.K, i con një mesazh telefonik Ilir Rustemit më datë 26 prill 2018 ku i shkruan:
“Ilir si kalove me bani tel ardiani tha ma ban hallall thuji ilirit deri nesër nuk mundem me ardh prz vec nëse 99% kryej pun tha e vit ë takoj me respekt dori”.
Ndërkaq, nga traskripttte e Prokurorisë rezulton të jetë përgjuar edhe Jorida Murati e dashura e Behar Bajrit. Sipas organit të akuzës ajo ka qenë e përfshirë në aktivitete kriminale të Behar Bajrit.
Jorida Murati e cila rezultonte e punësuar në spitalin e Shkodrës shkonte rregullisht për të takuar Behar Bajrin në Holandë dhe porositë e tij ia përcillte pjesës tjetër të grupit.
Gjatë gjithë periudhës kur ajo ka qenë e punësuar në spital si infermieren është paguar edhe pse nuk ka qenë fare në qytetin e Shkodrës.
Në funksion të këtyre konstatimeve janë edhe deklarimet e personave që tregojnë rrethana të hetimit.
Ndërkohë një tjetër femër është e përfshirë, e cila kryente punësim te paligjshme në OSHEE e Shkodrës për llogari të grupit kriminal Bajri. Bëhet fjalë për F.Gj e dashura tjeter e Behar Bajrit. Edhe kjo punësonte njerëz fiktivisht në OSHEE-në e Shkodrës, për llogari të grupit “Bajri”.
Sipas Prokurorisë F.GJ ka mbajtur konktake me Bajrin dhe njërin prej bashkëpunëtorëve të tij Sirjan Alla. Kjo e fundit duke shfrytëzuar njohjet e saj me fisin Bajri ka ndërmjetësuar dhe duke marrë përsipër probleme si të cilat fillojnë nga provimet në fakultet deri tek punësimet.
Në seancën e sotme Behar dhe Safet Bajri i cilësuan sajesa akuzat ndaj tyre.
“Mos na mbani pa të drejtë. Gjithçka e kemi nga Anton Martini. Janë akuza të sajuara. Duan të na mbajnë në burg me çdo kusht”, janë shprehur të pandehurit, Behar dhe Safet Bajri.
Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, pranoi dje kërkesën e mbrojtësit avokatit Arbër Hoxha dhe 4 anëtarëve të grupit “Bajri” për shuarjen e masës së sigurisë të vitit 2018, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit. Megjithatë, anëtarët e grupit Bajri do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, pasi ndaj tyre, mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” dhënë të mërkurën.
4 anëtarët e grupit Bajri u arrestuan në kuadër të operacionit “Oaz”, ndërsa akuzohen për gjobvënie dhe punësim në OSHEE e spitale . Po sipas hetimeve, anëtarë të grupit Bajri, në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve./abcnews