Publikohet emri i shqiptarit të vr.arë nga policia amerikane

Mediat vendase njoftuan sot se policia amerikane qëlloi për vdekje shqiptarin Luan Agolli në qytetin e Patersonit, në Nju Xhersi, pasi lëvizte në rrugë i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

Ngjarja u filmua nga banorët, ku tregohet për 2 minuta se si policia i bëri disa herë thirrje atij, por 42 vjeçari Luan Agolli vazhdonte që të përbënte rrezik në rrugë, raporton Daily Voice.

Dëshmitarët, të cilët kanë bërë filmimet kane thene se dëgjuan një nga oficerët teksa thoshte: “Po përpiqem t’i jap një mundësi.”

Në momentin kur Agolli i drejtoi armën një punonjësi të policisë, ai u qëllua nga oficerët e tjerë dhe humbi jetën nga plagët e marra, Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersi, Gurbir S. Grewal deklaroi se janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me ngjarjen.

Ai deklaroi se pas hetimeve të para rezultoi se policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi morën një telefonatë në 911 ku u lajmëruan për një person të armatosur që lëvizte në kryqëzim, citon tch.

Në momentin që ai ka refuzuar të dorëzohet për të disatën herë, është qëlluar nga oficerët ndërsa plagët kanë rezultuar fatale për të.

Loading...