Vrima e zezë është 500 milionë trilionë kilometra larg Tokës dhe është fotografuar nga një rrjet prej tetë teleskopësh në gjithë botën. Këto detaje janë prezantuar nga revista shkencore, Astrophysical Journal Letters, shkruan Rel.
Profesori, Heino Falcke, nga Universiteti Radboud në Holandë, i cili ka propozuar kryerjen e këtij eksperimenti, ka thënë për BBC-në se vrima e zezë është gjetur në galaksinë e quajtur M87. “Ajo çfarë kemi parë është më e madhe se gjithë sistemi ynë diellor”, ka thënë ai.
Profesori Falcke e ka përshkruar këtë vrimë si “unazë të zjarrtë”.
(Balkanweb)
Loading...