Gruaja në foto është infermierja e spitalit infektiv në Tiranë, Ronida Hysa, e cila u arrestua nga policia dhe prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, pasi i ka marrë portofolin një pacienti dhe më pas me kartën e tij ka tërhequr paratë në bankë.
Infermierja 30 vjeçare, kishte pak vite që ishte pjesë e qëndrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Së fundi për shkak të grafikut të infermierëve, Hysa ishte caktuar me shërbim pranë spitalit infektiv në kryeqytet.
Ronida Hysa, fillimisht e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë.
Por në dhjetor 2020 në spitalin Infektiv, kjo infermiere është përfshirë në një skandal, duke i vjedhur një pacienti të prekur nga COVID-19, shumën prej 200 mijë lekë të vjetra si dhe një kartë bankare, në të cilën ishte shënuar dhe kodi i bankomatit të saj.
Me anë të kartës bankare, vetë Ronida Hysa, ka shkuar në datën 25 dhjetor 2020, pranë një bankomati dhe prej këtej ka tërhequr shumën financiare prej 600 mijë lekë të vjetra, duke çuar në total shumën prej 800 mijë lekë të vjedhura.
Mikrokamerat e bankomatit dhe pamjet filmike të bankës ku janë tërhequr lekët, kanë sjellë identifikimin e infermieres Ronida Hysa, e cila tashmë është arrestuar dhe pritet që në ditët në vijim të dali para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.