Mjekësia Ligjore ka bërë publik raportin që tregon si vdiq Aldi Rama, 21-vjeçari që ekzekutoi më 28 shtator nenkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë.
Në raport thuhet se Rama ka marrë një plumb i cili ka hyrë në pjesë anësore të ballit dhe ka dalë prej tij, ndërkohë në këtë pjesë janë konstatuar edhe djegie.
Raporti tashmë pritet t’ia dërgojë Prokurorisë për të përcaktuar shkakun që ka sjellë vdekjen e 21-vjeçarit.
Këto elemente tregojnë se këto elementë tregojnë për një vetëvrasje të mundshme të të riut, duhet të presim që fjalën e fundit ta thotë Prokuroria.
Aldi Rama, të martën e shkuar vrau me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha gjatë një aksioni antidrogë. Pas vrasjes së Hoxhës ai u arratis, por policia e lokalizoi brenda disa orësh. Para se të kapej, ai qëlloi veten me armë, në kokë. 21-vjeçari u transportua në spital, por ndërroi jetë te “Trauma”.