Emisioni “Stop” në Tv Klan ka startuar sonte sezonin e ri televiziv me një kamera të fshehtë, që tregon sesa të pasigurta janë instucionet tona të rëndësisë së veçantë.
Siguria e tyre i është besuar kompanisë shtetërore, Illyrian Guard, por rojet e objekteve punësohen në bazë të shumës së parave nën dorë dhe jo në bazë të aftësisë. Kësisoj institucionet e rëndësisë së veçantë në vendin tonë, mbeten në dorë të rastësisë dhe keqbërësve.
Gazetarët e emisionit “Stop” kanë mundur të “gjejnë punë” në “Illyrian Guard”, duke paguar 500 mijë Lekë të vjetra ryshfet dhe pas këtij hapi, kanë hyrë në një prej institucioneve të mbrojtura, AKEP, duke kaluar çdo pengesë e duke u ulur deri në zyrën e drejtorit.
Të gjithë çelësat e zyrave apo të automjeteve i janë dorëzuar gazetarit të “Stop” dhe ky i fundit, pasi është ulur në vendin e drejtorit, i ka lënë edhe një zemër këtij të fundit.
Qytetari: Si kalove?
Roja: Mirë!
Qytetari: Me kë duhet të flas unë për këto regjistrimet?
Roja: Ik direkt poshtë, bëj vrapin, të regjistron ai, se vrapi vjen për 1 muaj pastaj!
Qytetari: Po përgjegjës kush është? Domethënë, që merret direkt?
Roja: Përgjegjësa ka shumë, bre.
Qytetari: Po kë të takoj unë?
Roja: Kuadrin, ai është, prapa e ke, ai është shefi i kuadrit.
Qytetari: Si e ka emrin ai?
Roja: Leonidha Qose!
Përgjegjësi: Ec, o! Valle po hedh? Ec o, ec!
Qytetari: Unë erdha të regjistrohem për punë.
Përgjegjësi 1: Për punë?
Qytetari: Po! Domethënë të vija, të pyesja si funksionon?
Përgjegjësi 1: E ke licensën?
Qytetari: E kam.
Përgjegjësi 1: Ik testohu atje meqë ke ardhur edhe jepja pastaj emrin shefit, kur të mbarosh!
Përgjegjësi 2: Pse u fute tashi ti?
Qytetari: Po më tha…
Përgjegjësi 2: Po lëre ça të tha ai! Pse s’e di unë, ça të tha ai?! Një sekondë! Të ka ardh mesazhi?
Qytetari: S’më ka ardh mesazh.
Përgjegjësi 2: Kush të solli?
Qytetari: Unë erdha të regjistrohem.
Përgjegjësi: Apo the, po dal njëherë kshu unë, hë…?
Qytetari: Jo re, jo! Erdha të regjistrohesha. Unë e kam licensën. Më tha ai zotria atje, që ik bëj testin tha, e shëno emrin!
Qytetari: Si funksionon?
Përgjegjësi 2: Tashi, s’e ke shkruajtur emrin?
Qytetari: E shënova emrin.
Përgjegjësi 2: Po je në rregull. Ik tashi kur të vijë telefonata, kismet!
Janë rreth 2500 vetë që kanë fituar këtë lloj testimi tek Illirian Guard duke paguar shumën prej 500 mijë Lekësh të vjetra.
Takimi me sekserin
Qytetari: Si kaluat?
Sekseri: Si jeni? A u lodhët?
Qytetari: Pak a shumë. Thoji edhe ti tënden, unë i thashë…!
Sekseri: I thashë të miat, ça të them unë?! Nuk i bëj unë ato punë.
Qytetari: Po mirë, o mirë! Ne për punë duam ore, të jemi në punë edhe…
Sekseri: E marr vesh. Tashi nuk ke, si bëj unë. Unë ndaj të thashë me qenë moshë e madhe, është problem ajo, se moshë e madhe e di sa vijnë aty? 300, që vijnë vërdallë për punë.
Qytetari: Ne normat i kapëm.
Sekseri: Po ç’lidhje kanë normat?! Normat i kanë kapur 2500 veta aty. Të tërë i kanë kapur, të gjithë ata, që janë regjistruar aty, i kanë kapur. Aty ka lidhje “gishti”.
Qytetari: Po do hidhemi, ça do bëjmë tani?! S’do rrimë neve tani. Kur mund të fillojmë, në qoftë se e bëjmë si muhabet?
Sekseri: Me 90 % brenda muajit.
Qytetari: Brenda muajit 90%.
Sekseri: Ti mund të fillosh më shpejt se ky. Mund të fillosh edhe të hënën.
Sekseri: Muhabeti është i bërë. S’ka muhabet. Ça muhabeti do bësh ti? Muhabeti është po qe dakord aty edhe nuk bëj dot gjë, se nuk fitoj gjë unë, se nuk kam ça është minimumi i mundshëm.
Qytetari: Për 500!
Sekseri: Eh! Kanë qenë ça kanë qenë, janë bërë ça janë bërë, janë bërë me një drekë me mish gici, janë bërë me një kafe të zezë, janë bërë si janë bërë, nuk bëhen më.
Qytetari: Tashi llafi i fundit, t’i japim ty ne, apo të vijë edhe ai të bisedojmë me të ne, apo qysh?
Sekseri: Po nuk vinë, po nuk bisedon dot ti me atë. Se po të ishte ashtu…
Qytetari: Po mirë i japim ty ne dhe…
Sekseri: Unë të garantoj, kur të marrin në telefon ata. Ti ia fut kot, do fillosh të henën, do të marrin të dielën ata në telefon. Nesër hajde merr ato, atë ditë, që vijnë aty, atë ditë i dua unë! Nuk i dua unë mos më ngatërroni fare me ktë pjesë mua!
Qytetari: Atë ditë, që do fillojmë, do t’i japim ne ty?
Sekseri: Atë ditë, që të marrin në telefon, atë ditë i dua, se vijnë ktu ata. E more vesh?
Qytetari: Ok!
Sekseri: U bë kjo punë, u bë ajo punë…
Qytetari: Do të japim emrat ne?
Sekseri: Emër- mbiemër dhe numër telefoni dua vetëm unë edhe moshën, po e ke!
Qytetari: Tani të vete të gjej lekët unë. Muhabeti pak a shumë është 500 në dorë.
Sekseri: 500 në dorë ditën që fillon punë! Po 90% mund të fillosh edhe të hënën ti. Ky s’besoj, se mund të fillojë të hënën. Mund të fillojë nga data 1, se unë e dija më poshtë, s’ma merrte mendja, që ishte 50.
Qytetari: Edhe unë mendova diku te 300-shja.
Sekseri: Kanë ikur ato kohëra, kanë ik shpejt.
Sekseri: Ore, edhe njëherë, po në qoftë se e gjen atje lart, mbaron punë, mbaron punë kshu. Edhe ato ça jep, ia jep për respekt në dorë. Nuk të kërkon njeri detyrim. Atij, që do të orientojë ai burri i huj, do të thotë ik takoje atë dhe fol me atë, më ka dërguar filani! Ore nuk i bën dot pazar atij, ça ti japësh në dorë, do t’i shikojë. Do të mbarojë punë, është i detyruar.
Fillimi i punës
Roja: Kush i ka ardh telefon që në orën 8 duhet të jetë këtu, futuni brenda!
Qytetari 1: Shef Leonidha më ka thirr mua.
Përgjegjësi: Hajde!
Përgjegjësi 1: Plotëso këto njëherë! I ke plotësuar këto?
Qytetari: Jo!
Përgjegjësi 1: Merri! Na edhe këto, futi në xhep! Do të bëj edh kartën unë, po…
Përgjegjësi: Hajdeni këtej!
Qytetari: Po!
Përgjegjësi: Hajdeni të gjithë!
Përgjegjësi: Pal Prenga! Agron Canemetaj!
Qytetari: Ktu!
Përgjegjësi: Vazhdojmë: Xhevat Ajazi! Në luftë! Nisu në luftë!
Qytetari: Ok! Rrofsh!
Dhënia e Lekëve
Qytetari: Si je?
Sekseri: Ça bëre?
Qytetari: Ça bën ti? Të futem brenda?
Sekseri: Hajde!
Qytetari: Ça po bën?
Sekseri: Ç’kemi?
Sekseri:Ç’ne turni i tretë? Ç’ne ju çoi turni i tretë?
Qytetari: Po varja mo, hajt!
Qytetari: 1, 2, 3… Numëroji, se janë shumë! Ke 500 mijë lekë, siç ramë dakord
Sekseri: Pse i ke bërë kshu?
Qytetari: Po, që i vura 50-tshe, 50-tshe, siç i nxorra nga banka aty e i mora, e i vura kshu.
(Numëron lekët)
Qytetari: Në rregull?
Sekseri: Në rregull!
Qytetari: Thank you!
Paraqitja në punë tek AKEP
Ditën e parë të punës në AKEP, qytetari merr të gjithë çelësat e zyrave apo të automjeteve.
Roja, AKEP- Po shefi, po erdhi. Një djalë i ri, tani sa erdhi.
Roja, AKEP: Jo re, instrukoje çikë këtë kshu! Ti djali do vish turni i tretë!
Qytetari: 11 deri në…?
Roja, AKEP: Ne e bëjmë gjashtë e gjysëm, dhjetë e gjysëm. Do vish në dhjetë e gjysëm! Tani rregullat dihen, vjen çerek ore para, sepse jo do marrësh në dorëzim…
Qytetari: Tani për rrobat blu kshu?
Roja, AKEP: Blu! Tani rroba s’na kanë dhënë, po kshu thotë ai shefi, shefi është ai Qamili.
Qytetari: Të rri kështu unë, me këmishë blu?
Roja, AKEP: Shiko tani! Këto listat këtu të drejtorisë…
Qytetari. Po!
Roja, AKEP: Punonjësit. Këto janë shoferët, makinat. Vetëm këto targa makinash futen këtu brenda, këtu dhe andej do ta tregoj. Kjo është, këtë do ta kemi çikë kujdes, se është kryetare e bordit, është shefja e bordit.
Roja, AKEP: Dëgjoje prapë, se me njëherë nuk mësohen! Avash-avash do mësojmë, duke ju thënë të gjithëve, mos e merrni me ashtu! Kjo është kryetarja e bordit, kto targat do mbash mend ti edhe do ta shikosh, se vjen këtu.
Qytetari: Do i hap derën unë e do futem brenda.
Roja tek AKEP: Po po! Ke pultin këtu. Njishi e hap, dyshi është për atë matanë, po do afrohesh çikë!
Roja, AKEP: Këtu janë çelësat e zyrave lart. Vijnë punonjësit në mëngjes, do çelësin.
Qytetari: S’vjen njeri në gjashtë.
Roja, AKEP: Kjo është zyra e drejtorit.
Qytetari: Inspektori.
Roja, AKEP: Ka emrin këtu, ja i ke zyrat me radhë.
Qytetari: Të lëviz unë pastaj, të vij nga ora..?
Roja, AKEP: Ok! Ik ti!
Qytetari: Rrofsh!
Roja, AKEP: Në 10 e gjysëm do i vish këtij! More vesh? Në dhjetë e gjysëm filloni nga puna! Mund të vish, ti vjen shpejt, e dini vetë atë punë.
Qytetari: Unë në dhjetë e pi kafen këtu.
Roja, AKEP: Janë rregullat e lojës.
Roja, AKEP 1: Këtu ke gjithë fotot me emrat, kush janë figurat. I ke me figura, kurse çfarëdolloj problemi të kesh, këtu brenda ke zyrën, ke Nokia ke këtë zonjën ke dhe teknika.
Qytetari: Për çfarë është kjo?
Roja, AKEP 1: Uji, dritat, çfarëdolloj gjëje, që mund të kesh.
Qytetari: Ok! Këtu tani çfarë do shkruajmë tek kjo? Di gjë ti? Dorëzimi, mbarimi i shërbimit.
Roja, AKEP 1: Lajmëro sallën, mora shërbimin në rregull dhe raporto!
Qytetari: Ti do ta lajmërosh?
Roja, AKEP 1: Jo, jo! E merr ti sallën, se unë e mbylla!
(Raportimi në telefon)
Qytetari: Përshëndetje!
Salla operative: Përshëndetje!
Qytetari: Çdo gjë në rregull këtu domethënë.
Salla operative: Alo, nuk po të kuptoj!
Qytetari: Çdo gjë në rregull këtu, them!
Salla operative: Mirë vazhdo, vazhdo!
Qytetari: Ciao!
Qytetari: Ok! Hajt, hajt! Natën!
Roja, AKEP 1: Natën!