Publikohet slogani i protestës së 11 shkurtit: Shqipërisë i dalim zot!

Partia Demokratike ka zbuluar këtë të premtë sologanin e protestës së 11 shkurtit të thirrur në orën 12:00 para kryeministrisë.

Kjo protestë vjen teksa çështje e debatit politik prej ditësh është hetimi i ish-zyrtarit të FBI, Charls McGonigal edhe për lidhjet e tij me Shqipërinë.

“Shqipërisë i dalim zot, pluralizimit, votës së lirë, demokracisë”, thuhet në sloganin që është zbuluar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa.

“Në dritën e fakteve të forta: Duke parë se Edi Rama është gati të rekrutojë agjentë të lartë të partnerit strategjik, SHBA, për të zhdukur opozitën e vendit, pluralizmin; duke qenë se ai përben një turp dhe rrezik për stabilitetin e vendit; duke qenë se ai po e shpopullon Shqipërinë; duke qenë se ai rri në pushtet me zgjedhje të vjedhura, me para të krimit dhe patronazhistë; duke qenë se ai sipas KLSH ka vjedhur në 9 muaj 1.1 mld euro të shqiptarëve. Ju ftojmë të bashkoheni më 11 shkurt ora 12:00, t’i dalim zot Shqipërisë, pluralizimit, votës së lirë dhe demokracisë së vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në sloganin e opozitës.

Loading...