Pula me rosnica është një pjatë e njohur në të gjithë vendin tonë, në zonën e Myzeqesë njihet me emrin “pulë me rosnica” ndërsa në jugun e vendin kjo pjatë ndryshe quhet ”pulë me thërrime”
Përbërësit:
1 pule rreth 1 kg e prere ne copa
2 vezë
rreth 10 lugë miell
3 lugë gjalpë
Kripë
Përgatitja:
Ziejmë pulën në ujë me kripë për rreth 40 minuta. Nëse pula është fshati, koha e gatimit zgjatet deri në 1 orë.
Ndërkohë përgatisim brumin e rosnicave: në një enë hedhim dy vezët dhe shtojmë pak nga pak miell derisa brumi të rezultojë shumë I fortë.
E thërrmojmë në thërrime shumë të imta me dorë. Në një tigan të madh shkrijmë gjalpin dhe skuqim rosnicat duke i përzierë gjatë gjithë kohës derisa të marrin ngjyrë të artë.
I lemë të ftohen pak në temperaturë ambienti dhe i hedhim tek lëngu i pulës duke i lënë të ziejnë edhe për rreth 5 minuta derisa të zbuten dhe lëngu të trashet.
I shërbejmë të spërkatura me pak lëng limoni.