Erion Brace
PUNETOR KERKONI?
RRITINI RROGAT DHE DO I KENI!
VENDOSNI PRAG TE RRI MINIMAL TAKSIMI, SHKALLE TE RE PROGRESIVITETI DHE KENI MBROJTUR TE ARDHURAT E TYRE!
PANDEMIA nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;
Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.
Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!
Kush ankohet se nuk gjen punetore,
TE RRISE RROGAT E TYRE DHE DO I KETE!
Shihini tabelat e INSTAT ne fotot 2 dhe 3;
Në tremujorin e dytë të këtij viti,
paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë.
Por, shumica derrmuese e punetoreve ne sektoret me punesim masiv-bujqesi, industri, ndertim, tregeti, transport, sherbime hotelerie e ushqimi, kane nje rroge me te vogel se rroga mesatare mujore;
Me e keqja, edhe sipas grup profesioneve, perseri ne secilin prej sektoreve, punetoret paguhen me rroga nen mesataren mujore:
Bujqesia paguan nje rroge mesatare mujore prej 35. 887 leke, Industria 48. 093 leke, Ndertimi 42. 505 leke, Tregetia, Transporti, Sherbimet etj 43. 034 leke.
Me e keqja akoma eshte se tatimi progresiv mbi rrogat nis qe me rrogen 30. 001 leke.
Me e keqja fare eshte se keto rroga paguhen edhe ne sektore me norma fitimi te larta sic NDERTIMI, me cmime ne rritje dhe jo per shkak te punetoreve!
Dite me pare, me hyrjen e masave te reja ne kufij, degjova punetoret shqiptare ne sektorin e ndertimit ne Malin e Zi se paguheshin me 20 euro/dita.
Shiheni me sa paguhet i njejti punetori ketu;
Ndaj nuk gjeni punetore.
RRITINI RROGAT, PERMIRESOJINI KUSHTET E PUNES!
Ne duhet te rrisim rrogen minimale, te vendosim nivelin e ri minimal te tatueshem e shkallet e reja te tatimit progresiv per te mbrojtur punetoret dhe shtresen e mesme te ulet e te larte;
40 MIJE LEKE DHE TANI!
Kjo eshte ceshtje e PARTISE SOCIALISTE DHE KJO DUHET TE NA IDENTIFIKOJE!
Nuk duhet humbur kohe deri kater vite.
Duan apo nuk duan punedhenesit, rrogat do shkojne lart per shkak te kerkeses ne treg; nuk e ndalin dot me te huaj.
Jane justifikime banale punedhenesish qe shesin me nga 3500-4500 euro metri katror, ato qe qarkullojne faktin e rreme se “shqiptaret e rinj nuk e duan punen”!
Duhet te arrijme ne tek rrogat e te ardhurat nga puna sa me pare, PER TE MBROJTUR PUNETORET!
ËSHTË DETYRË E JONA – VLERËSIMI PREJ PUNËS;
NJË AKT I RI QË REFORMON RRËNJËSISHT PUNËN, NË QYTET E NË FSHAT, E NXJERR NGA TË QËNIT HALL DHE E KTHEN NË TË DREJTË THEMELORE TË NJERIUT, MUNDËSI JO VETËM PËR TË ARDHURA POR EDHE PËR TË ZHVILLUAR TALENTIN, SOCIALIZUAR DHE MARRË PJESË ME DINJITET NË SHOQËRI E KUDO, CAKTUAR NJË ORAR TË RI PUNE – NDARË ME PUNËN NGA SHTËPIA, SI DHE NJË PAGË TË RE MINIMALE QË NDJEK ÇMIMIN REAL TË PUNËS, SOT JO SHTRIRË NË KATËR VJET, NJË KUFI TË RI TË TË ARDHURAVE MINIMALE TË PATATUESHME, SOT, SIÇ PREMTUAM NË FUSHATË.