Punëtorin 35 vjeçar e zë dheu poshtë duke punuar dhe ndërron jetë (emri)

Një 35-vjecar ka humbur jetën në Elbasan, pasi e ka zënë poshtë dheu. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, ndërsa viktima është Silurjan Begaj.

Mësohet se 35-vjeçari po punonte për hapjen e themeleve të banesave kur e ka zënë dheu poshtë dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi nga policia:

Sot rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, shtetasi S.B., rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Balkanweb

Loading...