Punimeve në aksin Balldren-Bend po u vjen fundi

Pas 20 vitesh infrastrukturë të degraduar, rreziku në qarkullim për këmbësorët dhe mjetet, rikonstruksioni i plotë i aksit Balldren-Bend po shkon drejt përfundimit.

Aktualisht punimet po vazhdojnë në kilometrin e 15-të, në qendrën e banuar të Torovicës, me shtresë asfalti, mure e kunetë betoni.

Ky investim u vjen në ndihmë rreth 10 mijë banorëve të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave, të cilët përfitojnë në mënyrë direkte.

Ndërkaq, përfundimi i rrugës do të ndikojë direkt në aksesin e fermerëve drejt tregjeve, gjithashtu duke e kthyer këtë nyje në një aks të rëndësishëm për lëvizjen e mjeteve dhe banorëve të saj. /ATSH

Loading...