Një punonjës i Gardës së Republikës ka vra.rë me ar.mën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias, ndërsa punonjësi i gardës Alket Arapi është arrestuar nga policia pas vra.sjes.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë 44-vjecarin të vr.arë bashkëshorten e tij me arm.ën e shërbimit.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vr.arë me ar.mën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vr.asje për shkak të marrëdhënieve familjare”’-thuhet në njoftimin e policisë.
(shqiperiaime)