Punonjësit e Policisë së Vlorës shpërndajnë lule dhe kartolina, për të gjitha moshat duke përcjellë mesazhin për më shumë tolerancë, mirëkuptim e bashkëpunim

Vlorë
Punonjësit e Policisë së Vlorës, gjatë ditës së sotme, kanë shpërndarë lule dhe kartolina, për të gjitha moshat, në rrugë, si dhe për drejtuesit e automjeteve, duke përcjellë mesazhin për më shumë tolerancë, mirëkuptim e bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me Policinë, për zbatimin e ligjit.

Qytetarët, të impresionuar nga ky gjest i punonjësve të Policisë, kanë shprehur vlerësim për punën dhe performancën e punonjësve të Policisë Vlorë dhe i kanë garantuar ata për mbështetje të përhershme nga ana e tyre.

Loading...