Punonte kamariere, vëllai vret motrën për çështje nderi

Një refugjate siriane 28 vjeçare është gjetur e vrarë me një plumb në kokë në banesën e saj në Belgjikë. Një nga vëllezërit e saj është autor i dyshuar.

Ahlam Yunan u vra nga i vëllai për çështje nderi, njoftoi prokuroria belge.
E reja, e cila punonte kameriere në kafe Liège, u gjet në banesën e saj më 3 janar, me gjurmë mbytjeje rreth qafës, duart e lidhura dhe një plumb në kokë.

Të hënën, zyra e prokurorit konfirmoi raportet se një nga vëllezërit e saj, më i madh se ajo, është “i dyshuari kryesor”.

“Autori është sirian, i lindur në 1984, refugjat në Suedi, i cili aktualisht është në kërkim”, thuhej në njoftim.

“Tensionet midis vëllait dhe motrës ishin shumë të mëdha sepse ai nuk e mbështeste mënyrën se si ajo jetonte, mund të flitet për një krim nderi, “tha Catherine Collion, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege.

Sipas mediave, Ahlam u rrit në një familje të madhe myslimane në Siri, anëtarët e së cilës tani janë shpërndarë midis Belgjikës, Suedisë dhe vendit të tyre të luftës.

Ndërsa motra e saj, Fandia, nuk kishte asnjë lajm prej ditësh nga Ahlami, ajo shkoi në shtëpinë ku gjeti trupin e pajetë të 28-vjeçares.

Ajo u foli hetuesve për vëllain e dyshimtë, i cili kohët e fundit kishte “kërcënuar” viktimën, sipas gazetës L’Avenir.

Sipas Collion, ky vëlla që jeton në Suedi ka qenë në Belgjikë për gati tre muaj. Krimi i tij duhet të jetë kryer në 31 dhjetor ose 1 janar. Që atëherë, vëllai është “zhdukur” dhe ndaj tij po pret një urdhër arresti evropian, lëshuar nga hetuesi i ngarkuar me hetimin e “vrasjes”.

Loading...