Punonte në laboratorin e kanabisit/ Shqiptari në Angli habit me deklaratën në sallën e gjyqit

Fidanë kanabisi me vlerë më shumë se 100,000 paund u zbuluan në shtëpinë e një shqiptari në Cardiff, i cili ishte zhvendosur nga Londra për të menaxhuar fabrikën kanabisit.

Mediat britanike raportojnë se Xhevdet Dragjoshi, 26 vjeç, u arrestua ditën e datëlindjes së tij në shtëpi, pasi policia kreu një kontroll dhe gjeti 83 bimë kanabis dhe 142 fidanë.

Bimët kishin një vlerë në treg deri në 70,000 paund, ndërsa fidanët arrinin deri në 120,000.

Një seancë në Gjykatën Mbretërore në Cardiff u tha se policia shkoi në adresën përkatëse në 8.45 të mëngjesit, por shqiptari nuk iu përgjigj thirrjes, duke u detyruar të hyjnë me forcë në banesë.

Pas arrestimit të tij, i pandehuri u mor në pyetje dhe i tha policisë se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme pothuajse pesë vjet më parë.

Ai jetoi në Londër për pjesën më të madhe të asaj periudhe, por u transferua në Cardiff 12 muaj më parë, pasi u takua me dy shqiptarë të tjerë, të cilët i ofruan të jetonte në pronën e Clodien Avenue, nëse ai pranonte të mirëmbante dhe kultivonte kanabisin.

Dragjoshi tha se atij iu ofruan rreth 11,000 paund nga puna dhe se bimët e zbuluara nga policia, ishin kultura e tretë e kultivuar nga ai.

Kur u pyet se pse pranoi të merrte pjesë në kultivimimin e drogës, i pandehuri tha se paratë ishin “shumë të mira për t’u refuzuar”.

“Ai tha se nuk e dinte se ku shkoi kanabisi pasi u korr dhe i tha policisë se synonte që kjo të ishte korrja e tij e fundit”, tha në seancë prokurori Jenny Yeo.

“Kjo është një strukturë e aftë për të prodhuar kanabis në një shkallë të gjerë dhe ishte një operacion në vazhdim.”, shtoi ai.

Ndërkohë, avokati mbrojtës Robert Chudleigh tha që klienti i tij pranoi pjesën e tij në operacion dhe fitimin e tij financiar si rezultat.

Loading...