Nje vizitë e vecantë është bërë sot në bordin e anijes së Forcës Detare Shqiptare. Anija ka mirëpritur një numër të madh nxënësish nga tre shkolla të mesme të Tiranës dhe Durrësit. Nxënësit kanë vizituar ambjentet e anijes tonë moderne dhe kanë mësuar mbi historinë e saj e cila ka sherbyer në mision në detin Egje. Nuk ëeshtë hera e parë që anijet e Forcës Detare Shqiptare hapin dyert e tyre per nxënësit e shkollave dhe publikun e gjerë.
Ja si shprehet Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ne lishje me kete aktivitet:-“S’ka më bukur se fundjava në bordin e anijeve të Forcës sonë Detare. Të rinj nga 3 shkolla të mesme nga Tirana dhe Durrësi u mirëpritën në bordin e anijes Butrinti që ka shërbyer në detin Egje, duke shpëtuar dhe parandaluar shumë emigrantë.
Eksperiencë e bukur dhe shumë krenari për vajzat dhe djemtë tanë.”.