Tre persona mbeten te plagosur nga atentati me arme ne nje lokal ne Vlore mbremjen e sotme.
Brahimaj pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, djali i tij Brikelo Brahimaj dhe nipi i tij Olsi Beqiri jane plagosur nderkohe qe dy autorët e identifikuar, me iniciale SH.L dhe E.XH janë konfliktuar fillimisht me fjalë me pronarin e lokalit, ndërsa më pas janë përdorur grushtet nga të dyja palët.
Pushuesit që kanë qenë prezent në momentin kur ndodhi ngjarja që tronditi Vlorën kane rrëfyer momentet e tmerrit që kanë përjetuar.
Njëri prej tyre thotë se janë shtrirë në rërë për të shpëtuar.
“Ndërkohë që ne pamë ngjarjes ishim barkas dhe kush e kush të futej më poshtë rërës që të shpëtonin. të gjithë ishim në plazh. Edhe fëmijë të vegjël u shtrinë në tokë.
Pati të shtëna por nuk e pamë ngjarjen se kishim mendjen të fshiheshim. Dua të them dy fjalë për popullin.
Është gjynah dhe turp që në këtë ditë kaq të bukur kur kemi 5 lekë për të ardhur dhe për të pushua, në vend që të pushohemi dhe të qetësohemi.
E vetmja gjë që kërkoj është që partitë të mos hahen me njëri-tjetrin por të na shpëtojnë”, thotë pushuesi per report tv.