Motra e modeles së njohur Emina Çunmulajt, Pepi, ditën e djeshme publikoi një foto e cila nuk u prit aspak mirë nga shqiptarët.
Ajo në llogarinë e saj në “Instagram” postoi një foto ku shihej duke e puthur posterin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç nën mbishkrimin: “E ardhmja është e ndritur” duke e aluduar të ardhmen e shtetit serb nën drejtimin e tij.
Mirëpo, kjo foto u bë “mollë sherri” dhe një sërë akuzash për Pepin dhe motrën e saj. Si duket pas shumë e shumë mesazheve dhe titujve të ndryshëm në media, Pepi ka vendosur që të bëjë një sqarim për të gjithë duke e përshkruar veprimin e saj si “sarkazëm” dhe duke i kërkuar falje të gjithë shqiptarëve.
“Kërkoj nga mediat që të mos e shfrytëzojnë postimin tim për të sulmuar motrën time, e cila e ka dëshmuar misionin e saj fisnik për shqiptarët.
Kërkoj ndjesë të gjithë miqve dhe familjarëve dhe shqiptarëve të cilët janë ndjerë të fyer nga postimi im, por ua them edhe një herë që në asnjë moment nuk e kam menduar se do të keqkuptohet sarkazma që kam bërë me atë postim”, shkruan ajo në postimin e saj.