Putin i çon mesazh Lukashenkons: ‘Kam gati trupat të ndërhyjnë…’

Nëse në Bjellorusi do të fillojnë të digjen automjetet ose shtëpitë atëherë forcat ushtarake ruse do të ndërhyjnë. Ky ishte paralajmërimi i presidentit rus Vladimir Putin në një intervistë në televizionin Rossija 1.

“I ftuar nga vetë Lukashenko, kam organizuar një rezervë trupash të forcave të rendit që është gati të ndërhyjë në Bjellorusi, edhe për momentin nuk duket e nevojshme”, tha Putin.

Ai shtoi se për momentin situata duket drejt normalizimit”, por se “nuk mund të jemi indiferent ndaj asaj që po ndodh në Bjellorusi, sepse për ne është vendi më i afërt”.

Kreu i Kremlinit pati gjithashtu një mesazh për Lukashnkon. Ai u shpreh se presidenti bjellorus duhet të shohë me vëmendje sinjalet që po i jep populli, sepse “në qoftë se populli proteston në shesh, duhet reaguar”.

Reagimi i forcave bjelloruse ndaj protestuesëve është gjykuar si i moderuar nga Putin, që shton edhe një thumb ndaj SHBA: “Ishte i moderuar, keni parë në Amerikë si qëllojnë pas shpinë?”.

Ndërkohë, Putin ka mbyllur edhe polemikën me Lukashenkon për mercenarët e Ëagner që u akuzuan nga lideri i Minskut si tentativë ndërhyrje të Moskës në zgjedhjet presidenciale. “Është një operacion ukrainas në bashkëpunim me amerikanët”, deklaroi Putin.

Loading...