Putini paralajmëroi Suedinë dhe Finlandën kundër anëtarësimit në NATO, dy vendet marrin vendimin e papritur

Finlanda do të marrë një vendim brenda javësh nëse do të anëtarësohet në NATO. Kështu ka deklaruar sot kryeministrja e vendit, Sanna Marin.

Këtë deklaratë Marijn e bëri gjatë një konferencë të përbashkët shtypi në Stokholm me homologen e saj suedeze, Magdalena Andersson.

Më parë, shumica e finlandezëve nuk kishin dashur të bashkoheshin me NATO-n, por sondazhet e fundit kanë sugjeruar një ndryshim në opinionin e tyre.

Suedia po konsideron gjithashtu nënshkrimin e aleancës ushtarake perëndimore prej 30 anëtarësh.

Rusia ka paralajëmruar të dy vendet që të qënrojnë larg kësaj ideje, me argumentin se kjo do të sillte destabiltet në Europë.
Moska tha se nisi pushtimin e saj pjesërisht për të provuar të pengojë Ukrainën nga bashkimi me aleancën.

Loading...