Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë do të prekin drejtpërdrejt presidentin Vladimir Putin, i cili nuk do të jetë në gjendje të përdorë Botox, thonë raportet. Kjo për shkak të njoftimeve të disa kompanive farmaceutike në vazhdën e ndëshkimit ekonomik.
Midis këtyre kompanive janë Eli Lilly and Co, Novartis dhe Abbvie Inc, të cilat thanë javën e kaluar se do të vazhdojnë të furnizojnë medikamente kritike për trajtimin e kancerit dhe diabetit, por do të ndalojnë produktet “jo thelbësore”.
Abbvie zotëron produktin e famshëm të trajtimit të rrudhave Botox dhe ka thënë se ka pezulluar përkohësisht operacionet për të gjitha produktet e saj estetike në Rusi, sipas The Independent.
Përdorimi i Botox-it nga Putini është raportuar gjerësisht nga disa media, duke përfshirë The Daily Beast dhe The Guardian. Në një artikull 10-vjeçar, The Guardian foli për raportet që qarkullojnë në Rusi për përdorimin e produktit nga Putin.
Raporti thoshte se presidenti rus u kritikua në Twitter, me shumë hashtags që vërshuan mediat sociale. The Guardian tha se thashethemet për përdorimin e botoksit të Putinit filluan pas vizitës së tij në Kiev në tetor 2011 si kryeministër i Rusisë, ku ai u vu re se kishte një mavijosje blu rreth syrit të tij.
Zhurma e krijuar në mediat ruse u bë aq e lartë sa zëdhënësi i Putinit u detyrua ta mohonte.
“Me siguri se si ka rënë drita. Kryeministri është i lodhur,” tha zëdhënësi.
Gjashtëdhjetë e nëntë vjeçari Putin shpesh fotografohet me një ballë të lëmuar, faqe rozë dhe zonën e syve pa rrudha. Ka pretendime se lideri rus ka pasur disa procedura kozmetike ndër vite, duke përfshirë Botox-in. Por një mjek australian pohoi në fillim të këtij muaji se udhëheqësi rus ka pasur “shumë mbushës”.
Doktor Jake Sloane me bazë në Sidnei, një nga mjekët kryesorë të estetikës në Australi, postoi një foto në Instagramin e tij për të theksuar punën e gabuar kozmetike që ka bërë Putin. Ai postoi një imazh krah për krah që tregon një Putin më të ri dhe një foto më aktuale.
“Kur ju Putin mbushni shumë dhe dukeni si një mace e moshuar Cushingoid.”-tha ai.
As Putini dhe as Rusia nuk i kanë komentuar zyrtarisht këto thashetheme që qarkullojnë prej vitesh.