Një prind nga Vlora denoncon për një pyetësor që i është dhënë bashkëshortes së tij nga edukatorja, ditët e fundit. Ai përmban pyetje të çuditshme, absurde dhe të konsideruara nga psikologët si të dëmshme dhe për më tepër të formuluar me një gjuhë të papërshtatshme.
Nënave u kërkohet të shkruhet emri dhe mbiemri i fëmijës, mosha e nënës dhe kur e ka lindur fëmijën, arsimi i saj, arsimi i babait, vendi i tij i punës. Po ashtu ato duhet t’u japin përgjigje pyetjes: “Mendon, se do ishe më mirë e vdekur, ose se mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre?”
Alternativat, nga të cilat duhet të zgjedhin, janë: fare, disa ditë, më shumë se gjysmën e kohës, pothuaj çdo ditë. Prindërit thonë, se janë pyetur edhe të miturit pa miratimin e tyre dhe nuk dihet se çfarë pyetjesh u janë bërë.
Fjona Cukani, nga Sektori i Arsimit në bashkinë e Vlorës thotë, se kërkesa për këtë pyetësor ka ardhur nga Universiteti “Ismail Qemali” nga Fakulteti i Infermierisë. Ky projekt ka fituar në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
Sipas saj, sapo ka marrë dijeni për përmbajtjen e papërshtatshme, ka komunikuar me të gjitha kopshtet, për të bllokuar formularin.
Ndiqni më poshtë rastin e trajtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan