Një 31-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Në kuadër të operacionit ‘Fast’, u arrestua E. Ismaili pasi është kapur me armë teksa qarkullonte me makinë në Unazë të Re.
Ai akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.
Po ashtu, është arrestuar edhe pasagjeri që ka qenë në mjet, D. Kuka 25 vjeç. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Loading...