Nga Andrea Vangjeli :
Gomari dhe pela
Seç u zun keq
Dhe mbajtën inatin
S”ka kush që ti ndreq
Që e nisi sherrin
Kish të drejt gomari
Se një dit pelën
E gjeti te kali
Kishte ikur pela
Gjoja në kullot
Po çedo gomarit
Nuk ja hodhi dot
E ndoqi gomari
Pa hequr samarin
Dhe i zu gafil
Atje bashk me kalin
Nisi sherr i madh
Kali me gomar
U zun keq për pelën
Grua kush te marr
Pela i dëgjonte
Se prish terezin
Ju thot me asnjërin
Se ndërtoj shtëpin
Ju dua të dyve
Kam lidhje të ngushta
Me ju kam fëmij
Si mëzi dhe mushka
Mëzi edhe mushka
Fëmij të pa par
Njëri lind nga kali
Tjetri me gomar
Dhe nuk ndryshojn shumë
Nga pela kan dal
Njëri mba samarin
Tjetrit i ven shal
Portali www.laberianews.com në kuadër të nismës “Mbështesim krijuesit e Labërisë”, ideon, krijon dhe dizenjon bolgje personale për poetët e labërisë . Në zbatim të kësaj nisme, të gjithë krijuesit e labërisë mund të kenë një dritare personale (falas) ose një blog personal (me çmim simbolik) ku të përmbledhin gjithë krijimtarinë e tyre, poezitë, prozat, tregimet, romanet, reagimet, opinionet, fotot etj.
Kush është i interesuar të ketë nje dritare personale ose blogun personal në hapësirat e www.laberianews.com mund të na kontaktojë në: E-mail : laberianews@gmail.com ose ne facebook : https://facebook.com/Laberianews/
Keto jane disa blogje krijuesish të labërisë të dizenjuara nga Labërianews:
http://rudinapapajani.laberianews.com
http://zilfomuco.laberianews.com/
http://pajtimgraci.laberianews.com/