‘Që fati i bardhë,mos bëhet i zi,zbërtheje zinxhirin,vetëm në shtëpi’/ Nga Arben Duka

Zbërtheje zinxhirin vetëm në shtëpi!/ VARGJE NGA ARBEN DUKA
Paqja dhe qetësia,
tani kanë mbaruar,
sepse që të gjithë,
ndihen të përgjuar!
Pushtetarët blejnë,
vegla shumë komode,
pastaj veten gjejnë,
duke folë me kode!
Mafia i ka veglat,
edhe më të mira,
të shumtit-nga veglat,
lidhen me zinxhira!
Duhet që të jesh,
një njeri me fat,
që nga këto vegla,
të mos kapesh mat!
Se sot përgjohet,
edhe më i miri,
në film sapo dorën,
e vë tek zinxhiri!
Pastaj në greminë,
të fundoset fati,
kur ti gjithë komandat,
i merr nga hallati!.
Ndaj thonë – “Sa ka ngrënë,
grykëza e gopit,
nuk ka ngrënë në luftë,
as gryka e topit!”
Kur shtrihesh me “botën”,
në dyshek të butë,
gjithë jetën në erë,
hedh për një minutë!
Vërtetë fatin tënd,
ti e ke në duar,
kur mendon se je,
çdo çast i përgjuar!
Që fati i bardhë,
mos bëhet i zi,
zbërtheje zinxhirin,
vetëm në shtëpi!
Dhe që të mos kesh,
ngasje mëkatare,
një vajzë të bukur,
mos merr sekretare!
Mba një shkop dhe bjeri,
hallatit me shkop,
se je i përgjuar,
si i thonë: “Non Stop!”
Dhe kur s’duron dot,
veten mos e jep,
sepse mund të biesh,
si peshku në grep!
Sepse mund ta hash,
tamam si Shukriu,
dhe pse gishtin fare,
s’e ngjeu mavriu!
Kur je me pushtet,
je një i përgjuar,
dhe më keq se kaq,
je i provokuar!
Se jini imunë,
mua mos ma thoni,
se është tunduar,
dhe vetë Bill Klintoni!
Edhe më të mirin,
që kish Amerika,
në kurthin e seksit,
e futi Monika!
Të themi të drejtën,
siç është për të thënë,
gjer sot asnjë burrë,
me shkelm s’i ka rënë!
Ndaj unë po ju them,
si një burrë zakoni,
po ju doli para,
rrugën ta ndërroni!
Rrugën ta ndërroni,
dhe mos bëni ndryshe,
se ato kanë futur,
shejtanin në shishe!

Loading...