Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një feste në Wilmington të Karolinës së Veriut. Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë një feste, janë qëlloi për vdekje me armë zjarri 3 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë.
Mediat amerikane, duke cituar komandantin në departamentin e policisë në Wilmington, Lejtnanti Irving, shkruajnë se gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur.
Informacioni për njerëzit që u qëlluan nuk u publikua menjëherë ndërsa autoritetet kërkuan të njoftojnë anëtarët e familjes më parë. Hetuesit po punojnë ende në skenën e krimit pranë rrugës Kidder dhe po përpiqen të identifikojnë të dyshuarit. Ende nuk ka asnjë person të identifikuar në paraburgim.
Policia lajmëron banorët aty pranë se nuk ka nevojë për panik