Qëllohet me çifte kryetari i njësisë administrative në Kot të Vlorës

Një person është vrarë me çifte në fshatin Selenicë të Vlorës. Raportohet se është vrarë kryetari i njësisë administrative në fshatin Kot, shtetasi Fatmir Hodo.

Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kot, administrator i kësaj njësie, është rreth 64 vjeç dhe është i krahut të Partisë Demokratike. Në krye të njësisë administrative është që nga viti 2015.

Burime bëjnë me dije se autori mund të jetë banor i kësaj zone dhe dyshimet janë për konflikt pronash.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur para pak minuta në fshatin Kot në Selenicë, dhe policia është nisur për në vendngjarje.

Loading...