Një ndër reperët më të popullarizuar në Suedi, Einar, është që lluar për vde kje në natën e së enjtes në Stokholm.
Lajmi për vde kjen e tij ka nxitur reagime të shumta rreth dhu nës së shkaktuar nga bandat rivale të viteve të fundit në shtetin skandinav.
Reperi 19-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Nils Gronberg, u vra në periferi të Stokholmit dhe policia dhe deri më tani, sipas Routers, nuk ka asnjë të arrestuar për këtë çështje.
Kujtojmë se edhe vitin e kaluar, ky rreper u rrëmbye dhe u rr ah br utalisht nga bandat rivale.
“Një jetë e re është shuar dhe unë e kuptoj se ai ka pasur shumë peshë për shumë të rinj. Është tragjike”, tha Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven.
Gronberg, i cili debutoi në muzikë në moshën 16-vjeçare, ka publikuar katër albume dhe ka fituar shtatë çmime Grammy Suedez dhe shpërblime tjera.
Vitin e kaluar, ai ishte rrëmbyer dhe rra hur nga reperët rivalë që kishin lidhje me një bandë kriminelësh të Stokholmit. Disa persona, përfshirë një reper, janë dënuar me bur gim për këtë rast