Qëlloi me 5 plumba 27-vjeçarin shqiptar në Greqi, dorëzohet në polici i dyshuari

Vrasësi i dyshuar i 27-vjeçarit shqiptar Mario Metaj është vetdorëzuar në policinë greke.

Sipas informacioneve mësohet se i dyshuari kish pasur një kontakt mëparshëm me Drejtorin Rajonal të Policisë dhe kërkoi që të dorëzohej në zyrën e tij në prani të avokatit.

Kujtojmë se 27 vjeçari shqiptar Mario Metaj u ekzekutua për vdekje pak ditë më parë në kryqëzimin e Kourtesis në Patras, pasi u qëllua me armë zjarri 5 herë në kokë, ndërkohë që po udhëtonte me makinën e tij private.

Sipas dëshmitarëve okularë një makinë hapi zjarr duke shtënë në drejtim të makinës së të riut shqiptar. Pas plagosje, makina e 27-vjeçarit ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar. Dëshmitë nga hetimi i deritanishëm tregojnë se incidenti nuk ka asnjë lidhje me aktivitete ose njerëz që mund të kenë lidhje me klubet e natës, siç u aludua në fillim.

Pista e policisë greke për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar mendohet se është hakmarrja. Ngjarja lidhet me plagosjen e të vëllait të viktimë me thikë 10 ditë më parë pas një konflikti.

Loading...