Qëlloi për vdekje me thikë të renë moldave, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Shqiptari Roland Bushi është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi qëlloi për vdekje me thikë 33-vjeçaren moldave në Abruzzo të Italisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 shtator të vitit 2019, në kopshtin e shtëpisë së viktimës dhe dyshohet se kanë qenë motivet e xhelozisë ato që kanë shtyrë shqiptarin të kryej krimin makabër, pasi ajo refuzoi të dilte me të.
E reja i është nënshtruar 6 operacioneve pas sulmit me thikë nga shqiptari, por nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra dhe vdiq pas 45 ditëve.

Loading...