Qëlloi veten me të njëjtën armë që vrau ish-gruan! Ish-burri i Klodiana Vefas doli nga mjeti, eci në këmbë përgjatë rrugës dhe… Si u gjet trupi i tij

Alfred Vefa është gjetur i vdekur rreth 06:00 të mëngjesit të shtunën e 30 shtatorit.

44-vjeçari kërkohej në të gjithë Toskanën pasi dyshohet se ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij, Klodiana Vefa, duke u qëllua me plumb në ballë pas një debati në Castelfiorentino, pranë banesës së tyre.

Rreth orës katër, një qytetar i një zone të thellë të San Casciano Val di Pesa ka denoncuar në polici një makinë të dyshimtë të parkuar anash rrugës.

Më pas, policia kreu kontrolle në zonën ku u zbulua automjeti dhe gjeti trupin e pajetë të Alfred Vefas.

“Ai qëlloi veten me të njëjtën armë që përdori për të vrarë gruan e tij”, raporton policia.

Alfred Vefa, menjëherë pas krimit mbrëmjen e enjtes (28 shtator), kishte ikur me Golfin e tij gri.

Pikat e kontrollit ishin ngritur nga policia në të gjithë zonën e Empoli Valdelsa dhe pjesën tjetër të provincës së Firences, kërkime në të cilat është përdorur edhe helikopteri.

Gjatë arratisjes së tij ai arriti deri në San Casciano Val di Pesa. Pasi doli nga makina eci përgjatë një rruge dhe vrau veten me të njëjtën armë me të cilën ekzekutoi ish gruan e tij.

Trupi i tij u gjet në rrugën që të çon nga San Casciano Val di Pesa në San Pancrazio, një fshat i komunës.

Alfred Vefa punonte si murator në ndërtim. Me ish-bashkëshorten e tij Klodiana, nga e cila ishte ndarë disa kohë më parë, por me të cilën megjithatë vazhdonte të jetonte në të njëjtën shtëpi, kishte dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 14 vjeç.

Loading...