Shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia pas tentativave për të bllokuar eskortën e kryeministrit Edi Rama, një tentative e shoqëruar edhe me hedhje gurësh.
Policia bën me dije se 23 persona janë shoqëruar ndërsa janë proceduar penalisht po 38 persona në gjendje te lire per veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesemarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Mos bindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundershtimi.
Mes të shoqëruarve rezulton edhe ish-deputeti Luçiano Boçi, kreu i degës së PD në Elbasan, Eugen Isaj dhe ish-kryetari i qarkut Elbasan, Blendi Himçi.
Të shoqëruarit gjithashtu sot tentuan të bllokonin aksin Elbasan-Tiranë. Dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare, të cilët po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.