Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe theksoi se kjo qendër do të kthehet në një atraksion të vërtet turistik
“Rilindja e Qendrës Historike mbi gërmadhat e një rrënimi që e kishte katandisur zemrën e qytetit në një vatër kanceroze karakatinash, ujërash të zeza, gropash e plehrash, ku nuk shkelte askush veç banorëve të harruar mes mbeturinave, tashmë në në një qendër të kuruar si dhe ajo e Korçës”, shtoi ai.
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli shpjegoi detajet dhe punën që po bëhet për qendrën historike të Vlorës.
“Kjo është godina që kemi vendosur të jetë muzeu kombëtare e Hebraizmit. Është një godinë që rikonstruktohet, në një të tretën tërësisht, se ka qenë e dëmtuar. Është përdorur si godinë banimi ndër vite dhe ka goxha informacion si godinë historike. Këtu kemi vendosur që të ketë fugaturë, pavarësisht se në projekt ka pasur ide të jetë e suvatuar. Është gjetur bojë mbi elementët e gurit dhe është vendosur që të jenë fugatura të hapura që të duken”, tha ai.
Më tej, Leli shpjegon se po ashtu janë zbuluar tre puse. Të gjitha këto kanë qenë të mbushura me ndërtime dhe janë prishur të gjitha dhe falë mbështetjes së qeverisë dhe një pjesë të vogël që ka financuar bashkia me të cilin është bërë shpronësimi. Disa objekte kanë qenë tre kate, disa të tjera janë ndërtuar këto vite, janë prishur të gjitha janë shpronësuar pjesa më e madhe e tyre dhe të tjera janë duke bërë procedurën. Këtu ka qenë një shesh, një oborr i godinës historike që do të shfrytëzohet për biznes”, tha ai.
Leli shtoi se të gjithë godinat do të restaurohen dhe të bëhen siç edhe kanë qenë dhe gjithë ideja është që këto ndërtesa të përdoren për biznese.
“Nga prishja e suvasë janë gjetur elementët origjinalë, madje një nga gurët ka një shënim të vitit 1892. Është ideja që e gjithë hapësira të shndërrohet në një galeri arti, si rruga do të kthehet në identik më kalldrëm”, tha ai.
Po ashtu Leli i shpjegoi Kryeministrit se nga ndërtimet e bëra këto 25 vite e fundit do të shemben ballkonet dhe e gjitha kjo zonë do jetë shëtitore
Më tej, Leli shpjegoi se markato e vjetër është nga pasuritë e qytetit e cila u privatizua nga tregtarë, më pas u shit.
Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama tha se kjo duhet restauruar nga jashtë, duhet bërë e gjitha.
“Ajo që është e sigurt është se do bëhet një zonë e jashtëzakonshme. Unë pashë Korçën dhe e gjithë ajo zonë ka hyrë në sistem dhe këtu do të ndodhq e njëjta gjë dhe bëhet zonë turistike fantastike”, theksoi ai.
Qendra historike e Vlorës është zona që ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.
Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat historike që mbart: rruga “Justin Godard”.
Rruga “Justin Godard” ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes dhe Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në lagjen “Partizani” në drejtim të Babicës, ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920.
Restaurimi i 68 objekteve në Qendrën Historike të Vlorës pritet të përfundojë brenda muajit qershor. /j.p/ ATA
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/355697591699600/