Qëndrimi sa më pak para ekranit, ju zgjat jetën

Kufizimi i orarit të të qëndruarit para ekranit, në dy orë në ditë mund të parandalojë përkeqësimet e shëndetit, sipas një studimi të ri.

Rreziqet shëndetësore të lidhura me qëndrimin gjatë përpara ekran, të tilla si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare, të cilat ishin në nivelin më të ulët kur koha e përditshme e TV që shpenzohej ishte dy orë ose më pak.

Në studimin nga Universiteti i Glasgow, morën pjesë pothuajse 500,000 pjesëmarrës të moshës 37-73 për një periudhë 12 vjeçare midis viteve 2006 dhe 2018.

Studiuesit thanë se gjetjet nënkuptojnë se të rriturit duhet të minimizojnë ekspozimin në ekran.
Nëse të gjithë pjesëmarrësit do e kufizonin kohën e televizionit në dy orë në ditë, mundësisht rreziku i vdekshmërive t ë zakonshme do të ulej në 5.62% dhe në 7.97% rreziku nga vdekjet për shkak të sëmundjes kardiovaskulare.

Studimi përfshiu ekranine televizionit, video dhe celulari.

Dr Hamish Foster nga Instituti i Shëndetit dhe Mirëqenies nga Universiteti i Glasgo e udhëhoqi studimin.
Ai tha se hulumtimi i fundit i mbështeti provat e tanishme nga shikimi i TV më shumë dhe të jetosh një stil jetese të ulur në përgjithësi mund të çojë në një gjendje të dobët shëndetësore.

“Studimi ynë sugjeron që kufizimi i kohës në TV mund të vonojë ose parandalojë shumë shëndet të pafavorshëm”, tha Dr Foster.

Studiuesit gjithashtu shikuan përfitimet e mundshme të zëvendësimit të kohës së televizionit me aktivitete më të shëndetshme siç është ecja. K.K/ LajmiFundit.al

Loading...