Qëndroi deri në fund edhe pse ndaj tij lëshohej ujë me presion, ky eshte operatori ‘Hero’ në protestën në PD

Në protestën e dhunshme që u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike, vetëm ndërhyrja e policisë arriti të zmbrapste mbështetësit e Sali berishës, të cilët po tentonin të futeshin me dhunë në zyrën ku qëndronte Lulzim Basha dhe disa deputetë.

Në protestë nuk kishte vetëm demokratë, por edhe gazetarë e operatorë, drejt të cilëve u hodh gaz lotsjellës dhe sende të forta, për shkak se ishin afër me protestuesit për të sjellë “live” gjithçka që ndodhte në selinë e PD.

Mes tyre ishte edhe operatori “hero” i Fax News Mejken Sinka, i cili siç shihet në videon e mëposhtme, nuk e ka braktisur detyrën edhe pse drejt tij lëshohej ujë me presion nga policia.

Loading...