Kevin Record ishte në gjumë kur qeni i quajtur Shogun, e zgjoi dhe e lajmëroi për zjarrin, që besohet se ishte ndezur nga një skuter elektronik që po karikohej.
43-vjeçari pa shkëndija që dilnin nga skuteri i tij elektronik teksa u zgjua dhe brenda pak sekondash, ai shpërtheu. Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë banesën. I panikosur dhe i çorientuar, Kevin arriti të dilte nga dhomës e përfshirë nga flakët. Megjithatë, ai pësoi djegie në anën e djathtë të trupit. Kevin përjetoi dhimbje të mëdha, kur zbuloi se qeni i tij, Shogun, vdiq në flakë.
Ai tha: Jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ka ndodhur, veçanërisht nga humbja e Shogun. Ai ishte gjithçka për mua dhe ngordhi duke më shpëtuar jetën. Nuk mund ta shpjegoj shpejtësinë e zjarrit. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. Brenda pak sekondash, ishte si një top zjarri që u përhap në gjithçka që shihte. Ishte si një granatë që shpërtheu, thjesht e tmerrshme.”
Hetuesit e zjarrit të Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit të Kent (KFRS) besojnë se ka ndodhur një defekt kur e-skuteri i tij elektronik ishte duke u karikuar, duke shkaktuar që paketa e baterisë të mbinxehet dhe të digjet.
Kevin aktualisht është në kujdesin intensiv në Spitalin Queen Victoria në West Sussex, ku 20% e trupit të tij është mbuluar me djegie.