Njerëzit nuk kanë e kanë shqisën e të nuhaturit të zhvilluar sa qentë.
Shqisa e të nuhaturit tek qentë është 10 mijë herë më e zhvilluar se sa tek njerëzit.
Në ditët e sotme qentë e trajnuar punojnë në shumë fusha, por janë edhe disa gjëra interesante që qentë i kryejn.
Qentë me anë të shqisës së tyre munden të nuhasin djersën tonë dhe me këtë munden të dinë se a keni shtypjen e gjakut të ulët.
Shkencëtarët shpjegojnë se kanceri i bën qelizat tona të funksionojnë ndryshe nga normale në mënyrë që të rritet tumori, transmeton Klan Kosova.
Qelizat e dëmtuara prodhojnë një lloj specifik të proteinës që një qen mund të nuhat.
Hulumtimet kanë treguar se qentë janë në gjendje të zbulojnë kancerin e mushkërive nëpërmjet frymëmarrjes dhe prostatës ose kancerit të fshikëzës nëpërmjet erës së urinës.
Ekspertët thonë se qentë mund të zbulojnë fazat shumë të hershme të shtatzënisë me erë dhe ndryshime të lehta në lëvizjet e trupit tuaj. Dhe sjellja e tyre do të ndryshojë pasi që ju jeni në thelb një person i ri për ta tani.