Qeveria dhe opozita bëhen bashkë? Ja reforma e rëndësishme që pritet të bëjë bashkë PD-PS

Nuk është një sekret tashmë mundësia që PS dhe PD të bashkëpunojnë në të ardhmen për tema të ndryshme në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri Rama i shtriu dorën Partisë Demokratiek gjatë gjithë fushatës për të bashkëpunuar, por ftesa e Kryeministrit përjashtonte kategorikisht LSI-në.

Ndonëse kreu i PD-së Lulzim Basha ka mohuar një bashkëpunim me Ramën, ditën e sotme , Roland Bejko, i caktuari nga PD-ja si përgjegjës për procesin e reformës territoriale, deklaroi në “Breaking” se opozita është e gatshme të diskutojë për reformën në territoriale.

“Ne mendojmë se 2/3 e bashkive ku krijuan për interesa politike. Prandaj ne themi ulemi në një tryezë, së bashku me shoqërinë civile dhe të diskutojmë mbi ndarjen e re territoriale, siç e përcakton Kushtetueta e Shqipërisë”, tha Bejko.

Mirëpo LSI nuk bie dakord me këtë qasje të PD-së. Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se në Parlament do të jetë për realizuar reformë kushtetuese, zgjedhore dhe territoriale. Por për Lëvizjen Socialiste për Integrim, opozita duhet të refuzojë të ulet me Ramën për të prodhuar marrëveshje të dështuara të njëjtë me atë të 5 qershorit.

“Pa zgjidhur para shqiptarëve fajësinë, përgjegjësinë dhe gjithçka që kanë bërë më 25 prill nuk mund të flitet për asgjë tjetër. Ç’të bëjmë? Të riciklojmë 5 qershorë të tjerë? Unë di që Edi Rama ka thënë, unë po mendoj të marr një mandat të katërt. Pyetja ime është, këta janë reformatorët e Shqipërisë? Mund të bëjnë reforma këta?” tha Vasili.

Numri dy i LSI, Petrit Vasili deklaron në Abc se opozita do të jetë një zë i fortë opozitar, por njësoj si para zgjedhjeve do të jetë e ndarë nga PD sa i takon qëndrimeve dhe temave që do të ngrejë në seancat plenare.

“Edhe para 25 prillit, LSI ka qenë pjesë e opozitës, ka qenë një zë shumë i fortë me individualitetin e vet si PD e partitë e tjera. Fronti opozitar është atje, dhe secili ka rolin e tij…”

LSI mori vetëm 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, por për Vasilin, Monika Kryemadhi ka besimin e strukturave për të drejtuar sërish partinë. Në 10 shtator, Parlamenti do të zhvillojë seancën e tij të parë, ku pas 2 vitesh bojkot forcat opozitare do të rikthehen në institucione.

Loading...