Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se ka rastisur që sot në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës të marrin 10 automjete donacione nga Policia e Gjermanisë.
Sipas tij, ky donacion tregon bashkëpunimin e Policisë së Kosovë me atë të Gjermanisë me qëllim të luftimit të krimit.
Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Policinë Federale Gjermane, Thomas Przybyla, tha se me dorëzimin e këtyre veturave po hedhin një hap më tej drejt forcimit të bashkëpunimit në mes Policisë së Kosovës dhe asaj Gjermane.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Christian Heldt tha se në këtë vit jubilar për Policinë e Kosovës qeveria gjermane ka ofruar një dhuratë të mrekullueshme për Policinë e Kosovës që janë 10 automjetet për Policinë kufitare.
Ai ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e qeverisë gjermane për Policinë e Kosovës me qëllim të sundimit të ligjit. /KosovaPress/