Qeveria shqiptare ka miratuar 5191 paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020 për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit apo dëmeve që kanë shkaktuar prej tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili shkruan se efekti prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Reagimi i plotë i kryeministrit Rama:
Ti Nuk DoJesh Kurrë Vetëm❤️ 👐🏿 SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor🤝
QEVERIA SHQIPTARE miraton: ✅ +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! ✅ Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)🤩 #ShqipëriaQëDuam 🇦🇱☀️