Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë. Mbledhja me dyer të mbyllura nis rreth orës 09:30 dhe do të zgjasë dy ditë. Takimi i kreut të PS me kabinetin e tij do mbahet në zonën e Ujit të Ftohtë.
Në mbledhje pritet analizohet angazhimi i Ministrave në projektet e fillim vitit dhe ato të ardhshme.
Puna e çdo ministri do të analizohet pas ato të paraqesin mbi raportin mbi objektivat e arritura. Praktika ka treguar se vetëm pas kryerjes së kësaj analize, Rama mund të ketë ndërmarrë vendime për ndryshime në kabinetin qeveritar.
Rrokada në kupolën drejtuese të PS-së nuk dihet ende nëse do tu paraprijë ndryshimeve në kabinetin qeveritar përgjatë mbledhjes së dy ditëve të qeverisë në jug të vendit dhe nëse ministrat e tij do t’i shpëtojnë valës së ndryshimeve në verë.
Ndryshimet në PS gjatë Asamblesë
Edi Rama ndryshoi dje të gjithë kupolën drejtuese të PS-së gjatë mbledhjes së Asamblesë më 26 Korrik.
Kreu i qeverisë mblodhi Asamblenë Kombëtare në Tiranë me dyer të mbyllura, i cili i komunikoi anëtarësisë vendimin e shkarkimit të 8 sekretarëve të PS-së, duke filluar nga sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe të gjithë sekretarët e tjerë.
Deri në shtator, kur socialistët do të rimbledhin prapë Asamblenë Kombëtare, e cila do të caktojë një datë për një Kongres të jashtëzakonshëm që mendohet se do të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, detyrën e sekretarit të Përgjithshëm do ta mbajë Blendi Klosi.
Gjithashtu, u vendos dhe emri i ri në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste duke pasur një shkëmbim kokë më kokë mes Taulant Ballës dhe Bledi Çuçit. Postin e ministrit të Brendshëm që e mbante më parë Bledi Çuçi e mori Taulant Balla dhe vendin e kryetarit të Grupit Parlamentar tashmë do ta zërë Bledi Çuçi.