Amvisat e këtij qyteti i përgatisin shpesh me pilafin e ngelur nga një vakt i mëparshëm. Shumë e lehtë në përgatitje dhe me fare pak kalori. Mund të shoqërohen me kos ose dhallë.
Përbërësit
500 gr oriz (ose dy gota uji të mbushura plot me oriz)
4 kokrra vezë
një dorë nenexhik (dhjozmë)
sipas dëshirës piper i zi
kripë
vaj ulliri
Përgatitja
1
Vendosim në zjarr një enë me ujë (ku do ziejmë orizin), i hedhim kripën dhe e lemë derisa të vlojë. Pastaj shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë për rreth 12 min. Pasi të ketë zierë, e lemë që të ftohet pak.
2
Ndërkohë, në një enë fillojmë të rrahim vezët.
3
Vezëve u shtojmë nenexhikun (ose dhjozmën, siç i thonë gjirokastritët) dhe pak piper të zi të grirë. Vazhdojmë dhe e trazojmë masën.
4
Në enën ku po rrahim vezët shtojmë orizin dhe e trazojmë me kujdes, në mënyrë që orizi të lidhet plotësisht me masën e parë.
5
Vendosim në zjarr tiganin me gropëza (tigan i posaçëm për qifqi) dhe mbushim gropëzat me vajin e ullirit. E lemë derisa vaji të nxehet mirë.
6
Marrim me lugë nga masa e orizit me vezë, nenexhik e piper, dhe mbushim gropëzat për ta skuqur.
7
Pas njëfarë kohe, i kthejmë nga ana e kundërt, në mënyrë që të skuqet edhe pjesa e përparme.
8
Pasi kanë marrë ngjyrë, i heqim nga zjarri dhe qifqitë janë gati për t’u konsumuar.
Qifqi Gjirokastre – Recetë karakteristike e qytetit të Gjirokastrës
Loading...