Qindra të v.dekur pas shembjes së një dige në Brazil

Ekipet e shpëtimit rinisën sot punën për gjetjen e të mbijetuarve një ditë pas shembjes së një dige, ndërsa bilanci i viktimave pritet të përshkallëzohet pas raportimit të 300 të zhdukurve dhe propabilitetit shumë të ulët për të gjetur persona të mbijetuar nga katastrofa.

Një zëdhënës i forcave zjarrfikëse tha për televizionin ‘’Globonews ‘’ se ka ende shpresa për gjetjen e të mbijetuarve.

Romeu Zema, guvernatori i Shtetit të Minas Gerais (juglindje) ku një tragjedi e ngjashme shënoi 19 të vdekur në 2015, deklaroi dje se shanset për gjetjen e të mbijetuarve ishin minimale.

Rreth 200 persona u shpallën të premten të zhdukur pas shembjes së një dige në shtetin brazilian të Minas Gerais.

Një lum i vërtetë prej balte rrodhi nga diga që i përkiste gjigantit të minierave “Vale” dhe një përgjegjës i zjarrfikësve raportonte për shumë të vdekur sipas dëshmive të banorëve, pa dhënë një bilanc të saktë.

Incidenti ndodhi në Brumadinho, një komunë me rreth 39 000 banorë që ndodhet 60 kilometra në jugperëndim të Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gerais./atsh

Loading...