QSUT konfirmon diagnozën e vdekjes së tre kosovarëve: Helmim nga kërpudhat

Ka ardhur reagimi i QSUT-së, pas vdekjes së tre pjestarëve të familjes Haliti këto tre ditët e fundit. Sipas QSUT, shkaku i vdekjes ka qenë helmimi nga kërpudha dhe gjendja e tyre ka qenë shumë e rëndë.

“Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë.
Pasi i janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore të urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi: pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H në dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, thuhet në reagimin e QSUT.

Loading...